Përgjimi i Vangjush Dakos, zbulohet kush e ka sjellë dosjen ndaj tij. ‘Ditët në vijim dalin faktet’

Postuar më: 20 November 2017 22:40

“Eulex ka sjelle nje dosje ndaj tij”. Keshtu tha sot ne ‘Opinion’ gazetarja e kronikes Anduena Llabani pas denoncimit te kreut te PD qe tha sot se Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durresit eshte pergjuar dhe ka informacione nga sherbimet e huaja per nje bande qe ben aktivitet kriminal dhe eshte perdorur per blerjen e votave ne 25 qershor.

“Eulex ka sjelle nje dosje ndaj tij…por edhe kjo nuk konfirmohet zyrtarisht”, tha Llabani.

Sakaq, gazetari Blendi Fevziu tha se teksa ka komunikuar me deputetët e PD gjatë ditës së sotme i kanë thënë se “ditet ne vijim do botojnë fakte konkrete nga dosja që kanë në dispozicion po mbetet për t’u parë se deri tani jemi në kuadrin e deklaratave”, tha gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *