Njoftim: Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Bashkinë Kolonjë

Postuar më: 22 November 2017 13:13

NJOFTIM

Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Në bazë të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, në Bashkinë Kolonjë, Zonat Kadastrale:

  1. ZK 1035, Arez
  2. ZK 1136, Bejkove
  3. ZK 1255, Boshanj
  4. ZK 1334, Butke
  5. ZK 1757, Gjonc
  6. ZK 1823, Gostivisht
  7. ZK 1948, Helmes
  8. ZK 2025, Kagjinas
  9. ZK 3969, Kozel
  10. ZK 2273, Kreshove
  11. ZK 2669, Mesicke
  12. ZK 2691, Milec
  13. ZK 3068, Psar i zi
  14. ZK 3083, Qafzez
  15. ZK 3117, Qinam
  16. ZK 3118, Qinam Radovicke
  17. ZK 3146, Radovicke
  18. ZK 3164, Rehove
  19. ZK 3423, Shtike
  20. ZK 3465, Skorovot
  21. ZK 3510 Starje
  22. ZK 3557, Tac i sipërm
  23. ZK 3807, Vodice
  24. ZK 3920, Zharkanj

është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme, të regjistruara, dhe Harta Treguese e Regjistrimit, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.

Periudha e afishimit do të jetë nga data 21.11.2017 – 04.01.2018

Afishimi publik do të bëhet në adresën: Ambjentet e Bashkisë Kolonjë.

Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00

E Shtuna dhe e Diela : nga ora 10.00 në 16.00

I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brënda kësaj zone kadastrale, të drejtohen në ambientet e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik, është falas.

Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *