Njihuni me të dashurën simpatike të ‘Mr. Bean’, kanë 30 vite diferencë

Postuar më: 12 November 2017 17:56

Rowan Atkinson i njohur për të gjithë si “Mr.Bean”, u bë baba për të tretën herë.

Aktori britanik 62-vjeçar është bërë baba edhe i një fëmije me partneren, 33-vjeçaren Louise Ford.

Ai me Louisen është lidhur në vitin 2013, ku aktorja u bë e famshme në saje të portretizimit të Kate Middletonit në komedinë “The Windsors” të “Channel 4”.

“Rowan dhe Louise janë të lumtur me fëmijën e sapolindur”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për mediat amerikane.

Mr.Bean nga martesa e mëparshme me Sunetra Sastry ka dy fëmijë, djalin Benin 23-vjeçar dhe vajzën Lilz 21 vjeçe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *