Një vit pas largimit nga Shqipëria, biznesmenit libanez i uzurpojnë pronën tek Gjiri i Lalzit

Postuar më: 14 November 2017 17:14

Një vit pasi biznesmeni libanezo-amerikan Faadi Mitri u dhunua barbarisht në Shqipëri dhe u detyrua të braktisë një investim rreth 180 milionë euro që pritej të ndërtohej në pronën e blerë prej tij në Gjirin e Lalzit, prona e lënë pezull është uzurpuar.

40 persona me hunj në duar kanë uzurpuar pronën, duke vendosur atje një rrethim të ri.

Prona ku do të ngihej resorti është rrethuar gjatë ditës së djeshme nga persona që pretendojnë pronësinë e tokës e që kërcënuan rojet private.

Një ditë më parë, këta persona nën shoqërinë e një topografi kanë prishur rrethimin e pronës së Faadi Mitri dhe kanë ndërtuar një gardh të ri, duke mos lejuar as policinë private që kishte detyrë ruajtjen e objektit të afrohej. Sakaq hipoteka e Durrësit, pretendon se prona është nën sekuestro.

Në lidhje me këtë ngjarje ka bërë denoncim administratorja e investitorit libanezo-amerikan, ndërsa policia e Durrësit i ka referuar materialet në Prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *