Në Nikaj-Mërtur: Rrëqebulli i Ballkanit dhe kafshë të tjera të rralla

Postuar më: 11 November 2017 15:05

Kamerat e PPNEA-s fotografojnë, ariun  e murrëm, baldosën, macen e egër, kaprollin e kafshë të tjera të egra nëpër shkrepat e kësaj krahine

Kafshë të rradha janë zbuluar në mallet e krahinës së Nikaj-Mërturit nga kamerat e PPNEA-s.

“Fotografimi nga kamerat kurthe të rrëqebullit të Ballkanit, ishte kurorëzimi me suksesin e shumëpritur, i kësaj ekspedite kërkimore e studimore”, shkruan Ndoc Mulaj, i cili shoqëron djemtë e PPNEA-s në këtë mision mbresëlënës për zbulimin e kafshëve të rralla në malet e Shqipërisë.

“Faleminderit të gjithë stafit të PPNEA-s, e në veçanti të bashkështegtarëve të kësaj rradhe: Ilir Shyti, Jon Vorbsi dhe Danielit, djaloshi gjerman nga Frankfurti. Duhen falenderuar patjeter edhe mikpritësit tanë: Lazër Gjoka në fshatin Btoshë, Pal Rama në Kuç, Fran Zefi në Curraj Epër dhe Lazer Ndou në Vranë”, shkruan Ndoc Mulaj, i cili prej disa javësh sjell panoramën e rrallë të bukurive të egra të Nikaj-Mërturit përmes galerisë së fotografive vetëm për mapo.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *