Ndërron jetë kitaristi i grupit legjendar “AC/DC”

Postuar më: 18 November 2017 20:12

Kitaristi australian Malcolm Young, i njohur si një bashkëthemeluesit e grupit legjendar “AC/DC”, ndërroi jetë sot në moshën 64-vjeçare pas një lufte të gjatë me sëmundjen e dementias (demenca).

Sipas ‘BBC’, ai ndërroi jetë pranë familjes së tij. Young do të mbahet mend për ritmin e tij të fuqishëm në kitarë.

Ai dhe 2 vëllezërit e tij kanë qenë të gjithë pjesë e grupit “AC/DC”. Vëllai i tij Angus ishte kitaristi kryesor ndërsa George Young që ndërroi jetë në tetor ishte producent i grupit.

“AC/DC” janë një nga grupet më të fuqishëm në historinë e “heavy rock”. Ata u formuan në vitin 1973.

Vëllezërit e vegjël Young ishin bashkëautorë të çdo kënge të tyre nga debutimi në vitin 1975 deri në 2014-ën kur doli edhe albumi i fundit.

Mbeten në albumin e artë të muzikës hite si “Back In Black”, “Highway to Hell”, dhe “You Shook Me All Night Long”. Grupi ka shitur më shumë se 200 milion disqe në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *