Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Aleksandër Lalo

Postuar më: 19 November 2017 22:05

Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme pas një ataku kardiak. Lajmi është bërë publik nga miku i tij Petrit Ruka.

“Miq po ju ju njofoj nga spitali gjerman se sapo nderroj jete miku im me i afert, kompozitori Aleksander Lalo… Dhembje pa fund..:, shkran petrit ruka ne nje status ne faqen e tij ne facebook.

Aleksandër Lalo ka kompozuar për dhjetra filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai u lind më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Këto janë disa prej kompozimeve të Aleksandër Lalos:

  • Tingujt e harresës (1996) (TV)
  • Historiani dhe kameleoni (1989)
  • Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
  • Dy herë mat (1986)
  • Fjalë pa fund (1986)
  • Asgjë nuk harrohet (1985)
  • Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
  • Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
  • Një vonesë e vogël (1982)
  • Shi në plazh (1982)
  • Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
  • Thesari (1981)
  • Gëzhoja e vjetër (1980)
  • Nusja (1980)
  • Vajzat me kordele të kuqe (1978)
  • Tomka dhe shokët e tij (1977)
  • Dimri i fundit (1976)
  • Emblema e dikurshme (1976) (TV)
  • Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
  • Odiseja e tifozëve (1972)
  • Të shoh në sy(1986)
  • Një gjeneral kapet rob (1980)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *