Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore

Postuar më: 12 November 2017 19:47

Ka nderruar jetë si pasojë e infarkti në orët e para të mëngjesit të së dieles, këngëtari i mirenjohur i treves së Malësisë së Madhe Arben Delaj. 48 vjeçari u godit nga sulmi në zemer, që i mori jetën në mënyrë të papritur, pak minuta pasi kishte dale nga banesa e tij në Bajzë të Kastratit.

I lindur në këtë zonë në 5 shtator 1969, Delaj do të spikastet që në moshë te re për talentin e tij artistik dhe zërin e radhë. Angazhimet do t’i kishte të shpejta, ashtu si edhe rritjen artistike.

Pasi kreu studimet në akademinë e arteve për kanto, duke dalluar mes zërave më të mirë të muzikës tradicionale, ai vendos të rikthehet në vendlindje, ku do të japë një kontribut te çmuar për pasurimin e këngeve folklorike, e jo vetëm.

Pjesmarrës në shumë festivale të Gjirokastër me grupin folkorik të Malësisë së Madhe, i vlerësuar me çmime rajonale e kombëtare, ai gjithashtu do të vijonte më pas të kontribuonte edhe për talentet e reja.

Me marrjen e detyres si përgjegjes i qendres kulturore të fëmijëve, ai organizoi një sërë veprimtarish. Delaj në të njëjtën kohë për disa vite me radhë ishte bashkëorganizator i Sofrës Bajziane, e më pas asaj të Malësisë.

Koleget dhe miqte e tij të afërt nuk kanë vonuar të shprehin ngushellimet e para për këtë humbje te madhe, e të papritur, por që lë pas një krijimtari të pasur e një emer të nderuar jo vetëm në treven e Malësisë e qarkun e Shkodres, por në të gjithe vendet ku zeri i tij përformoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *