Mjekët që do të lënë Tiranën, ja sa do të paguhen…

Postuar më: 13 November 2017 22:36

Shumë nga qendrat spitalore në rrethe të ndryshme të vendit vijojnë të vuajnë mungesën e mjekëve specialistë. Duket se bonusi prej 1 milion lekësh i vendosur nga qeveria për mjekët specialistë, që do të pranonin të punonin në qendrat spitalore në rrethe të ndryshme të vendit nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.

Në këto kushte, duket se qeveria do të rrisë bonusin 2 apo 2.5 herë, me shpresë se këtë rradhë skema do të funksionojë.

“Masa e bonuesit do të rritet deri në 2 apo 2.5 milionë në varësi të specialitetit dhe aktivitetit spitalor që do të kryejnë mjekët dhe gjithashtu dhe performancës”, shprehet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sipas të cilës kjo skemë do të aplikohet vitin e ardhshëm.

Mbyllja per 4 vjet e specializimeve ishte një ndër faktorët kyç që çoi në krijimin e mungesave të mjekëve specialistë në rrethe, ndaj Ministria e Shëndetësisë është e mendimit që krahas dyfishimit të bonusit, diplomimi i 290 specializantëve në janar të 2019, do të çojë në plotësimin e nevojave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *