Ballina Mapo Format Shëndeti Mjekët japin alarmin: Diabeti po prek shumë shqiptarë. Ja si ta dalloni...

Mjekët japin alarmin: Diabeti po prek shumë shqiptarë. Ja si ta dalloni në kohë


Diabeti apo sëmundja e sheqerit që njihet në gjuhën popullore, po shton gjithmonë e më shumë numrin e të prekurve në vendin tonë.

Mjekët endokrinolog japin alarmin se shumë prej të prekurve nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje. Diabeti tip 2 që ndikohet nga stili i jetesës duke se po rritet me hapa të shpejtë.


“Çdo vit shtohen rreth 3000 mijë deri në 5ooo mijë raste të reja të diagnositikuara me diabet”.

Një numër i konsiderueshëm personash sipas mjekeve janë fare pranë diabetit.

“Nëse nuk ndryshoje mënyrën e tyre të jetesës, nuk shtojnë aktivitetin fizik, nuk reduktojnë peshat trupore dhe të konsumojnë më pak ushqime të yndyrshme apo kalorike, brenda 5 vjetësh gjysma do kthehen persona me diabet”.

Diabeti i konsideruar si sëmundja e heshtur që nuk jep dhimbje ndaj endokrinologu na tregon disa nga shenjat për ta kapur në kohë.

“Etja e madhe, urinimi i shpeshtë sidomos gjatë natës dhe rënia e peshës trupore”.

Diabeti tip 2 , ai që po e çon këtë sëmundje drejt një pandemie globale, jo vetëm që mund të kapet në kohë por edhe mund të parandalohet.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here