Misteret e shpellës së Kolë Gegës në fotografitë e spelologëve italianë

Postuar më: 10 November 2017 14:32

Massimo Baxa me ekipin e tij, të shoqëruar nga specialisti shqiptar, Ndoc Mulaj, avancuan 300 metra në thellësi të shpellës ku duken pamjet fantastike

Një grup speleologësh italianë, të shoqëruar nga specialistë të qendrës “Alpet” në Shqipëri, kanë zbuluar pamjet fantastike brenda një shpelle që ndodhet në krahinën e Nikaj-Mërturit.

Quhet shpella e Kolë Gegës dhe deri tani është eksploruar deri në 300 metra thellësi.

Drejtuesi i qendrës “Alpe”, Ndoc Mulaj është personi i vetëm i specializuar dhe i certifikuar për të  drejtuar gudia speleologjike, për eskplorimin e shpellave.

Ndërsa Massimo Baxa është speleolog që vjen nga shoqata Boegan me qendër në Trieste, që është një ndër më të vjetrat në botë për eksplorime shpellash.

Masimo Baxa, i shoqëruar nga specialisti shqiptar Ndoc Mulaj dhe kolegët italianë Louis, Aldo, Lucio, Lorenco, vizituan pak ditë më parë një ndër shpellat më të famshme në krahinën e Nikaj-Mërturit.

Quhet shpella e Kolë Gegës dhe ndodhet midis dy fshatrave të quajtura Palç dhe Kotec.

Ata avancuan 300 metra në thellësi të shpellës, por atje nuk është fundi.

Speleologët italianë janë mahnitur nga bukuria e saj dhe të impresionuar nga fakti që shpella vazhdon.

Massimo Baxa ka publikuar disa fotografi brenda shpellës së Kolë Gegës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *