Ballina Dikur Me kalë në ‘Rrugën e Kombit’… një shekull më parë

Me kalë në ‘Rrugën e Kombit’… një shekull më parë


Këto foto të rralla janë bërë në Shqipëri dhe Kosovë në vitin 1909.

Sipas faqes së studiuesit të ndjerë Robert Elsie, fotot janë bërë nga udhëpërshkruesi francez, Gabriel Lui-Zhare.


Ai e nisi udhëtimin e tij nga Shkup, një qytet i madh me popullsi në shumicë shqiptare.

Më pas udhëtoi drejt Prishtinës dhe ndoqi atë gjurmë që sot njihet si “Rruga e Kombit”.

Nga Prishtina në Prizren, më pas në Kukës, prej andej në Mirditë dhe përfundoi në Shkodër e Tivar.

Nga Tivari lundroi për në Durrës dhe në Vlorë dhe u kthye sërish në Shkup.

Lui-Zhareja ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe.

Këto foto janë marrë nga libri i tij “Shqipëria e panjohur”.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here