Maqedoni-Greqi, ofensivë për çështjen e emrit

Postuar më: 11 November 2017 13:27

Faktori ndërkombëtar mund të intensifikojë trysninë diplomatike për arritjen e një kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit.

Burime të Qeverisë së Shkupit kanë konfirmuar se ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic do të vizitojë Maqedoninë në fund të nëntorit.

Qëllimi kryesor është që të dyja vendet të arrijnë marrëveshje dhe të tërhiqet vetoja greke rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, në Samitin e Aleancës në korrik të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesi i lartë te Departamentit të Shtetit Hojt Brajan Ji, i cituar nga DW, mendon se zgjidhja e problemit te emrit është më afër se kurrë.

Edhe pse mbetet ende shumë punë për t’u bërë, përkushtimi në Greqi dhe Maqedoni është në nivelin më të lartë, mendon diplomati amerikan. Disa ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias tha se 2018 do të jetë viti në të cilin pritet të zgjidhet çështja e emrit. Gjithashtu Kryeministri Zoran Zaev thotë se Maqedonia duhet patjetër të jetë e përgatitur për një hap para për emrin, duke vlerësuar se tani ka gjasa më të mëdha që të gjendet zgjidhje me Greqinë.

Por zgjidhjes se problemit janë edhe partitë shqiptare. Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi thotë se kjo parti është e gatshme që ta japë kontributin e saj për zhbllokimin e situate, e po ashtu Aleanca për Shqiptarët tha do ta përkrahë konceptin e konsensusit apo referendumit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Eksperti i i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin e Shkupit, Denko Malevski vlerëson se Maqedonia ndodhet në një situatë shumë të volitshme e se duhet ta shfrytëzojë rastin për të zhbllokuar kësisoj edhe procesin e anëtarësimit./TCH

3 komente për këtë artikull
  1. I NJohuri at 12:03 pm

    Ironi e logjikes:dy pseudoshte te themeluara mbi token shqipëtare .Greket vodhen traditat kulturen,historine dhe veshjen kombetare shqiptare ( lexo J.Ph. Fallmerayer ku thotë se skan asgje te perbashket me grekt e vjeter ata qe e quajne sot veten grek dhe per kete arßye ishte i ndaluar ti permendej emri ne greqi deri ne vitin 1986) ndersa bullgaret erdhen ne shekullin e 6 -tëhe thonë jemi maqedon.A kanë te drejtë morale te luftojne per emrin e shtetit kur dihet se jan falls?! NE SHQIPËTARET HESHTIM !!! Pse e lejojme kete.Ku jan akademiket ? NE EMER TE POLITIKES NUK DHUROHET HISTORIA DHE E VERTETA. Qka eshte më ironike shqipëtaret mundohen tu ndijmojne pushtuesve te tokave te tyre ne kete kontekst.Ironi ,idiotesi,lemeri..

  2. Alban Hamzai at 7:28 pm

    Komentues “I NJohuri “! Nuk e ke idene e histories dhe nuk ke lexuar ndonje liber ,te pakten te Prof.E.Cabej ,se te ndonje te huaji jo e jo .Ato qe shkuajti Fallmerayer per greket ,nuk mbushen vitin dhe u hodhen ne koshin e plehrave edhe nga vete Fallmerayer . Mark Twen shkruan :” mos debato me injorantet se te terheqin poshte ne nivelin e tyre dhe te mundin me pervojen qe kane ne kete nivel “. Pra nuk po zgjatem .por po te shkruaj vetem nje gje :Gjithe te qyteteruarit ne bote e dine se dy jane popujt e botes qe rrojne per mijra vjet ne teritorin e tyre e qe per mijra vjet flasin e shkruajne secili gjuhen e tij :Greket dhe Kinezet . Dhe ,duke patur parasysh keshillen e M.Twen nuk po shkruaj me . Ju lutem shume botoni komentin tim!

    • I NJohuri at 11:17 am

      Ha -ha-ha.Hypoteza e Fallmerayer-t janë hudhë ne koshë te plehrave ?! Kto studjohen edhe sot ne evropë .Cinizem me nje akademik ( te njohur ne Akademinë e shkencave gjermane,austriake daneze etj ) i cili ishte ne atë kohë ne Athinë dhe e pa se ajo merrte frymë dhe fliste shqipë.At koshë e ruan ti me pseudonim qesharak per trurin tendë . FAKTET imtësira të pamohueshme : FUSTANELLA na qenka greke ?! SI SHENJE E KERKIMFALJES ndaj shqiptarve Otto von Bayern ( mbreti pare neogrekë erdhi nga Műncheni pra gjermania ) dhe u VARROS ME VESHJE TRADICIONALE SHQIPËTARE, sepse ishte i hidhëruar ,mashtruar nga farsa e pseudohelenizmi të Pouquevill ( i thirrur nga Ali Pashë Janina prej Bonapartes si mjekë ne oborrin e tij ) Ky Ali pasha e themeloi Universitetin e pare ne gadishullun Ilirikë ( na falë se ty nuk te pelqen te quhet kështu mirëpo u quajtë mu kështu )edhe e pagoi me kokë tradhëtin franceze -ruse sepse donte themelimin e shtetit shqiptar me nje kushtetutë te ndihmuar nga anglezet.Toponimet e vendeve janë puro shqipe QAMERIA,ARVANITAS si greket e vjeter te cilat jan Shqipëtar Autochton ( i vetmi popull ne evropë i cili kurre nuk guxoj te flasë gjuhen e nenes- qofte edhe shkollimi baze fillor i garantuar me te drejta nderkombëtare -kush ja ndaloi ? mos ishin neogreket me gjuhen e tyre te shek 14-të kur erdhen se bashku me osmanlinjtë nga mikroazia me shume fjale turke.Arvaninitika quhet me një qellim: te shitet si gjuhë ,, joshqiptare ” .Ështe nje dialekt i paster Shqipëtar.Gjermanishtja ka mbi 36 dialekte.Pse u ba asimilimi i qellimshem i Arvanitasve dhe nje rreptësi -maltretim jonjerëzor te femijeve neper shkolla te cilet flisnin shqip ( arvanitika ? ) .Nje dhune e eger sistematike antishqiptare.Kuptohet dhe nje perzierje të ADN-së ( e vertetuar nga amerikanet para 3 viteve ).Kjo e ashtuquajtura neogreqia nuk i ploteson kriteret e te qenit komb se merre fenë ortodokse si kriter ( I TAKON SE PARI SI FE kombit shqiptar ) Ku edhe sot mundohet ti binde ortodokset me nje qellim feja para kombit dhe tokes ( Nje shembull Petro Nini Luarasi).Tendenca e pronësimit te Epirit. ( ka mjafte dokumente dhe harta ne institutet evropiane te shekullit 14 e ketej ku Epiri eshte i paster shqiptar Posedoj edhe vetë harta te shekullit 17 -të.Shkon aq larg me urrejtje sa ja ndalon pronen pronarëve te vertetë- QAMÈVE ( E pafalshme per standardet evropiane).Urrejtja e tejskajshme e shqiptareve te cilet i takojnë fesë muslimane ( ia nderruan osmanjlinjtë ashtu si ju qe mundoheni tia ndaloni origjinalitrtin shqipëtarve ) dhe deportimi i tyre ne turqi ( dokumentuar ne imtësi ne arkivat evropiane dhe shtypin ditor ),masakrimi i papare qofte i femijeve dhe grave, kallja duke bere rrafshë me toke qdo gjë shqiptare .Po zoterat si Zeusi si tingellojne,, neogreqishte ” !? Qesharake.Lexoje mire literaturen e vjeter gjermane te shekullit 18-të,19-të dhe 20-të qe e shpjegojne ne bazë dhe rjedhshem si te paster emertimin shqiptar .Propaganda se gjoja shqipëtaret i thirren ne shekullin 14 te vijnë mbi More etj jan sa cinike aq edhe infantile!? I THIRRET JU KUR ISHIT NE AZI ,apo ?!!! .Ne baze te ketyre kriterve mashtroni ju narcisoidet neogrek veten. Urrejtja e mbulon logjiken tek ju ne .Fakti eshte i betonuar i paster shqipëtar.Mos me te mbet borxh pra injorancen si kualitet qe e disponon si ,, alban hamzai ” mbaje per vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *