Makina përplas për vdekje 23 – vjeçaren

Postuar më: 21 November 2017 12:28

Një vajzë e re ka gjetur vdekjen këtë të martë, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi në rrugën Mamurras – Milot, në afërsi të fshatit Gjormë.

Burime paraprake për ABC News thonë se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Davida Doda, 23 – vjeçe.

Mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje mësohet se ka shkuar policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *