Linda Rama në Aula Magnen e UET, për të ndjekur monodramën e Mirush Kabashit

Postuar më: 09 November 2017 18:26

Bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama është shfaqur  papritur, vetëm, e pa shoqëruar nga kryeministri, në mjediset e UET, e veshur thjeshtë me një bluzë të bardhë, dhe në të zeza…

Zonja Rama ka zënë vend në auditor, pa ndonjë pritje zyrtare, bashkë me studentët në rastin e shfaqjes së monodramës “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, të luajtur nga aktori Mirush Kabashi, një vepër e shkruar nga Erich Emmanuel Schmitt.

Kjo monodramë ka marrë po aq histori sa edhe Apologjia e Sokratit, e kanë bërë aktorin Mirush Kabashi unik. Është nga të vetmit që ushtron mjeshtërinë në një skenë krejtësisht të pavarur, në mënyrë individuale.

Në këtë histori të shënuar dje në mbrëmje ai e ka sjellë “skenën” e tij, një divan, një poltron dhe pëlhurën e ekranit në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës, para studentëve duke e pritur me duartrokitja të gjata, dhe vlerësime për punën mjeshtërore me teatrin.

Në fakt kjo shfaqje kudo që është vënë në skenë,  është sjellë në kuadër të forcimit të harmonisë fetare, dhe aktori Mirush Kabashi gjithnjë ka pohuar se kjo është një vepër që realizon misionin e saj human, përmes mesazhit të fortë për shoqërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *