Lena Manda në Tiranë: Egërsia e Stambollit në sytë e një grekeje …

Postuar më: 18 November 2017 11:39

Kostandinopoja…Stambolli…Mbretëresha…Sido që ta quash, një është Stambolli: I magjishëm, i mrekullueshëm, i pagëzuar në mistere të Lindjës! Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që merr nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur. Kjo është gruaja e romanit të autores greke Lena Manda, e cila ishte e pranishme dje në Tiranë, në ditët e panairit të librit romanin “Theanoja, ujkonja e Stambollit”, duke rrëfyer si shkroi historinë e gruas që u shndërrua në egërsirë për shkak të të dashurve të saj

Kostandinopoja…Stambolli…Mbretëresha…Sido që ta quash, një është Stambolli: I magjishëm, i mrekullueshëm, i pagëzuar në mistere të Lindjës! Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes diçka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur.

Theanoja do të rritet, do të dashurojë dhe do të martohet. Natën e 6 shtatorit 1955 do të gjendet në vorbullën e ngjarjeve të tmerrshme të atij muaji. Një faqe e errët në historinë e grekëve të Stambollit do të shkruhet me gjakune  shumë të pafajshmëve. Viktimë e egërsisë së turqve do të jetë edhe vetë Theanoja, e cila dhjetë vjet më vonë do të përjetojë edhe makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin, me mosbesimin. Ulkonja do të rizgjohet dhe të gjithë fajtorët do të paguajnë shtrenjtë. Apo ndoshta do të paguajnë edhe të pafajshmit. Kjo është gruaja e romanit të autores greke Lena Manda, e cila ishte e pranishme dje në Tiranë, në ditët e panairit të librit me librin e saj “Theanoja, ujkonja e Stambollit”, botimet Toena, për të na rrëfyer si shkroi historinë e një gruaje që përjetoi dashurinë dhe urrejtjen duke u shndërruar në egërsirë për hir të njerëzve të saj të dashur.

“Kjo është Theanoja ime. Ujkonja e Stambollit, Ujkonja e Polit… Dhe me fjalën Poli, natyrisht që nënkuptoj Konstandinopojën. Një vend të magjishëm, në të cilin Lindja takohet me Perëndimin, përqafohen dhe  udhëtojnë ndër shekuj  me gjithshka të mirë apo të keqe rrjedh prej rrugëtimi. Dhe Poli është një,  për të nuk jannë të nevojshme sqarimet apo rekomandime të tepërta. Bile edhe emri i saj turk, Instambul, rrjedhe prej fjalëve : Is tin Poli, ( në shqip – në Qytet).  Theanoja, heroina ime, lindi në këtë qytet magjik në vitin 1935. Që fëmijë, për familjen e saj është e qartë që dallon prej vajzave të tjera të moshës së saj. Krenare, e ashpër, shume e zgjuar dhe e pavarur. Është fëmija e parë e Josif dhe Dhespina Jumurtaxhi, që jetojnë në Xhihagjir, një lagje e bukur e Konstandinopojës – Stambollit.

Në atë shtëpi dykatëshe, në katin e dytë, banon familja e Theofil dhe Urania Jumurtaxhi, dhe dy kunatat  ia kalojnë mirë me njëra tjetrën,  duke rritur fëmijët e tyre sikur të ishin vëllezër. Megjithëse  Theanoja bëhet shpejt me motër, me Elisonë, ajo kishte dobësi të madhe për kushuririn e saj të parë, Argjirin. Atij i hap zemrën  dhe mendjen, atij nuk i fsheh kurrë asgjë.”, ka thënë dje për lexuesit shqiptare, shkrimtarja greke.

Përkthyer në shqip nga Kristo Pulla, autorja tha se kjo s’është hera e parë që prezantohet jashtë vendit të saj, por se hera e parë “që kam në krahë dikë që duhet të përkthejë ato që them dhe kjo më krijon një ankth të madh”.

Manda ka folur për fatin e Theanojës në roman duke treguar pak nga procesi i shkrimit të këtij libri, se çfarë e kanë ndjekur: “Por fati ka plane të tjera për Theanojën. Në Stamboll  shpërthejnë trazira, janë ngjarjet e vitit 1955  që lanë  gjurmë të thella   në jetën e Grekëve të  atij qyteti. Më 6 Shtator të atij viti kishte filluar zbatimi i një plani shfarosjeje të tyre, për të cilin askush nuk e priste se do të ndodhte. Duke marrë shkas nga një bombë e vendosur në shtëpinë e Ataturkut në Selanik, ngjarje për të cilën më vonë u zbulua se  ishte e inskenuar, Turqit vërshojnë rrugëve dhe shkatërrojnë  prona, marrin jetë njerëzish, zhdukin çdo shpresë  për  bashkëjetesë paqësore midis dy popujve. Për gjashtë orë me rradhë, lagjëe të tëra të Stambollit  u dorëzohen  shkatërrimeve, deri sa qeveria Turke vendosi ligjin ushtarak  dhe e keqja ndali aty. Ndër viktimat janë dhe Theanoja me të shoqin…. Disa u futën me forcë në shtëpinë e tyre, vrasin Llambron  dhe përdhunojnë   Theanonë. Humbet fëmijën  dhe për pak sa nuk humb dhe jetën e saj. Por është Argjiri që ia del që t’i vijë në ndihmë  dhe e con në shtëpinë e prindërve të tyre, e cila nuk u prek  në sajë të ndihmës që u dha fqinji i tyre Turk, i cili ndërhyri dhe nuk e lejoi turmën që ta shkatërronte… Që  nga ai moment gjithshka ndryshon. Vetë Theanoja shpëton, por vetëm trupi,  dhe jo shpirti i saj. Një bishë lind brënda saj, dhe  qëprej atij moment ajo do të sillet si një bishë. Në një moment i thotë kushuririt të saj të dashur: ‘’ Një kafshë, në rest se e plagos, duhet që ta vrasësh, përndryshe egërsohet..Atëkohë, duhej të më kishin vrarë edhe mua….’’. Natyrisht që  vazhdimin do ta lexoni në libër!”

Më tej është ndalur në lidhjen e saj me presonazhin duke thënë se: “Heroina ime ka marrë shumë gjëra prej nënës sime. Këmbënguljen e saj, karakterin e saj të pavarur, bile edhe çapkënllëqet e saj. Shumë prej ngjarjeve që do të lexoni nga fëmijëria e Theanosë, janë bëma  të nënës sime. Për fat të mirë në ngjarjet e Shtatorit, familja ime nuk pati viktima, vetëm dëme materiale. Frigoriferi në dyqanin e mishit të gjyshit tim që u shkatërrua, dyqani i gjyshit tim tjetër  që pësoi dëme të mëdha. E vërteta është se shtëpitë e gjyshërve të mi, i shpëtuan  fqinjët e tyre Turq, që jetonin  prej shumë kohësh në paqe me  Grekët  dhe që nuk ishin dakord  me ato që ndodhën atëhere në Stamboll. Kush e thotë që çdo medalje nuk  ka  dy anë? Rëndësi nuk ka kombësia apo Zoti tek i cili beson, por shpirti i njeriut…Theanoja, siç do ta keni kuptuar, është një libër me rëndësi të veçantë për mua. Është, le ta themi, një  homazh për familjen time. Unë them gjithnjë se çdo roman  është një rrugëtim i mendjes dhe i zemrës. Çdo libër i ngjan një anijeje që na çon gjithandej, ndërtuar prej lënde të fortë që përballon çdo furtunë”.

Në fakt Manda ka treguar se është lindur në Stamboll në vitin 1964, sikurse kanë lindur nëna dhe babai i saj, e prindërit e tij. “Nga ana e nënës, kam gjak prej Thrake  nga gjyshja  dhe gjak nga Epiri prej gjyshit. Vitet e para të jetës sme i kalova në Stamboll. Në Greqi u vendosëm familjarisht në vitin 1969. Por ishte sikur nuk  kishim ikur kurrë prej andej. Stambollinjtë, disa prej të cilëve braktisën me detyrim atë vend që e donin kaq shumë, teksa largoheshin, e kyçën Stambollin brënda zemrës së tyre. E sollën atë në Greqi  dhe e ngritën përsëri plot gjallëri aty.

U rrita duke dëgjuar të folurën greke të Stambollit, u rrita me aromat dhe shijet e tij, ai qytet ishte pjesë e jetës sime të përditshme. Historia me Theanonë, ishte sikur jetonte përgjithnjë brënda meje  dhe shumë prej atyre që do të lexoni në faqet e këtij libri, dolën në pah prej kujtimeve të mia ose prej historive që dëgjoja qëkur isha fëmijë. Natën e 6 Shtatorir, e cilë ndryshoi jetën e heroinës sime, e përjetuan  gjyshërit e mi, xhaxhallarët e mi, e dëgjoja përherë, deri sa ajo lëshoi rrënjë brënda meje. Dhe natyrisht, jo vetëm atë histori. Ishin vite të vështira për popullsinë greke të  Stambollit”.

Përgatiti: V.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *