‘Le Iene’ e ka seriozisht: Reportazhi i radhës në Shqipëri, për drogën!

Postuar më: 14 November 2017 20:27

Pamjet e shfaqura në emisionit ‘Le Iene’ që tregojnë fëmijë të moshës 10-13 vjeç duke mbledhur krom në Bulqizë janë aktuale dhe të kohës.

‘Le Iene’ do të rikthehet në Shqipëri për të realizuar një reportazh tjetër, kësaj here për lidhjet e klaneve shqiptare të drogës me ato të Katanias në Itali.

Kështu është shprehur Taulant Kopliku, gazetar i ‘Le Iene’ në një lidhje në Skype për “InTv”.

Kopliku deklaroi se janë mbledhur shumë materiale dhe informacione në lidhje me situatën e kanabisit që është krijuar mes dy vendeve.

“Kemi dokumenta!” – thotë ai. “Bëhet fjalë për trafiqe të mëdha droge mes dy shteteve, Shqipëri-Itali.”

Ai shtoi se ky reportazh ka nisur të planifikohet pas daljes së skandaleve në lidhje me drogën në Shqipëri.

Për më shumë ndiqni videot e mëposhtme: 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *