Kapet një peshkaqen që i përket epokës së dinozaurëve

Postuar më: 11 November 2017 14:02

Disa kërkues, të cilët po punonin në një projekt në brigjet e Portugalisë janë befasuar këtë javë, kur kanë kapur një peshkaqen që i përket parahistorisë.

Krijesa e çuditshme njihet si ‘peshkaqeni i frikshëm’. Ai daton që prej 80 milionë vite më parë dhe është një nga speciet më të rralla që ekziston ditët e sotme.

Shumë pak dihet për këtë krijesë, që ka një trup të gjatë që i ngjason një gjarpri dhe ka 300 dhëmbë.

Peshkaqeni i përket epokës së dinozaurëve dhe është një nga speciet më të vjetra që jeton ditët e sotme.

Sipas  kërkuesve, peshkaqeni i kapur ka një gjatësi prej 1.5 metrash dhe u kap në thellësinë 700 metra.

Shumë pak dihet për mënyrën se si është ndërtuar biologjikisht ky lloj peshkaqeni apo se çfarë mjedisi preferon.

Nuk është hera e parë që është kapur një peshkaqen i frikshëm. Vitin e kaluar, një peshkatar postoi në Twitter foton e një peshkaqeni të tillë, të cilin e kishte kapur në Rusi./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *