Jo vetëm Bleona, edhe një këngëtare tjetër shqiptare e famshme ka ngrirë vezët…

Postuar më: 22 November 2017 15:54

Ngrirja e vezëve të Bleonës shkaktoi reagime të shumta dhe debate në rrjetet sociale, pasi ishte këngëtarja e parë shqiptare që pranoi dhe demonstroi këtë procedurë. Por duket se Bleona nuk është as e para dhe as e fundit që bën një veprim të tillë.

Së fundmi është këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, Rita Ora që ka kryer të njëjtën procedurë para 6 vitesh.

Gjatë një interviste për ‘Daily Mail’, këngëtarja tha se, dëshiron të ketë një familje të madhe në një të ardhme, ndërsa zbuloi se ka ngrirë vezët në moshën 20-vjeçare.

“Ka qenë propozimi i mjeku tim të familjes. Ai më tha kur isha 20-vjeçe se është mosha e duhur për të ngrirë vezët, pasi isha e shëndetshme dhe nuk duhet të shqetësohesha më vonë për këtë cështje”,- tha 26-vjeçarja.

Kujtojmë se shumë personazhe të njohur kryejnë procedurën e ngrirjes së vezëve për shkak të angazhimeve me karrierën dhe profesionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *