Ja cila është kostoja reale e ‘Iphone X’ sipas ekspertëve…

Postuar më: 08 November 2017 16:43

“I-phone X” është celulari më i fundit prodhuar nga kompania “Apple”. Megjithatë duket se nuk kushton aq sa e shet kompania.

“Tech Insights” ka kryer një analizë sipas së cilës ka dalë në përfundimin se, modeli i ri i “Apple” ka një kosto prodhimi prej 357.5 dollarë dhe me çmimin prej 999 dollarësh, fitimi i kompanisë është 64%.

“I-Phone X” doli në shitje të premten dhe pati shumë kërkesa për të. Ndërkohë “Apple” nuk ka pranuar të komentojë mbi analizën e “Tech Insight”.

Rradhë të gjata u krijuan nga qinda njerëz para dyqaneve të “Apple” në Sidnej, të cilët donin të ishin të parët në botë që blinin “iPhone X” e ri.

Dyqani i Apple në Sidnej u hap pak orë pasi kompania publikoi rezultatet e 4-mujorit të radhës.

Parashikimet duken se janë premtuese për të ardhmen dhe zbusin  shqetësimet për problemet me prodhimin e telefonave. Kjo ka çuar aksionet në nivelet më të larta të arritura deri më tani pas hapjes së bursave./F.Ç./Mapo.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *