Italia mbetet jashtë Kupës së Botës ‘Rusi 2018’, ndeshja mbyllet 0-0

Postuar më: 13 November 2017 22:53

E bujshme! Italia është zyrtarisht jashtë kampionatit botëror të Rusisë që luhet verën e ardhshme.

90 minutat e luajtura në “San Siro” përfunduan 0-0, duke bërë që në Botëror të shkojë Suedia që fitoi ndeshjen e parë 1-0.

Përballë Suedisë, azurrët 4 herë kampionë, janë penalizuar me një autogol që do e mbajnë mend gjatë.

Ndryshe nga sa mendohej fati nuk iu buzëqeshi minutën e fundit, sikurse ka ndodhur gjithmonë.

Skuadra e drejtuar nga Xhanpiero Ventura ka humbur në takimin e parë në Suedi me rezultatin 1-0 dhe sonte në “San Siro” kerkoi të përmbysë shifrat, me gjithë përpjekjet e shumta, italianët në pjesën e parë e të dytë nuk arritën të shënojnë, duke komplikuar çështjen e kualifikimit në Botëror.

Vetëm goli u mungoi italianëve, pasi sipas statistikave ata e kanë dominuar topin.

Kjo është hera e dytë që Italia ngel jashtë botërorit, pas atij të vitit 1958, ndërkohë që kujtojmë se është shpallur 4 herë kampione e botës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *