I vdiq djali natën e Vitit të Ri, deputetja rrëfen si e mori vesh lajmin

Postuar më: 14 November 2017 19:19

Deputetja e Lushnjes, Tatjana Nurçe Piro, përkujtoi sot humbjen e djalit të saj të ndjerë Toni. Në studion e “Rudinës”, në “Tv Klan”, Nurçe rrëfeu natën kur ndodhi ngjarja.

Ajo zbuloi se, mori vesh që diçka e keqe kishte ndodhur përmes një mesazhi.

“Zoti më mbajti mendjen e kokës”,- tha deputetja, ndërkohë që tregoi se në ato momente familja e saj po përgatitej të festonte Vitin e Ri.

“Kam patur dy siklete në jetën time, është vëllai im Isufi dhe djali im Toni me të cilin ngritëm një biznes elitar në Lushnje. Të flasësh për ta është shumë e rëndë, por duket se teoria e kompesimit funksionon them se edhe Zoti ndaj më dha atë lloj biznesi. Kënaqem shumë kur martoj dy njerëz. Tani fatkeqësisht do t’i shoh nga larg”.

“Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016, unë isha duke bërë pako për njerëzit që duhej t’i respektoja. Fola me fëmijët dhe vëllanë dhe ashtu siç ishim të lodhur, po bëheshim gati të festonim. Më vjen një mesazh i çuditshëm që më kishte ndodhur një gjë. Me thënë të drejtën tani që e mendoj them: Zoti më mbajti mendjen e kokës”.

Unë kisha një djalë shumë të mirë, ai ishte përgjegjës i kontrollit në Tatimet e Qarkut pas një shkolle që mbaroi në Danimarkë. Por, kështu ishte shkruar”,- rrëfeu deputetja Nurçe.

“Nuk është motivi im të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë. Djali pak ditë para se të ndodhte kjo gjë, më sjell rroba që i kishte bërë ime motër Mirela Nurçe dhe më tha: Nëse t’i do heqësh rrobat e zeza nuk do t’i veshësh më kurrë, por për dajën nuk të them gjë. Unë tani jam 59 vjeç nuk mund të vishem me të kuqe”,- tha Nurçe më tej.

29–vjeçari Elton Piro udhëtonte me makinë kur u aksidentua për vdekje në autostradën Fier – Lushnje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Dhjetor të 2015 -ës./tvklan.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *