Ballina Aktualitet Kronika ‘I forti’ i Shkodrës militant PD-je? Te ‘Çadra e Lirisë’ me vajzat...

‘I forti’ i Shkodrës militant PD-je? Te ‘Çadra e Lirisë’ me vajzat që…

Frederik Tota, i njohur ndryshe dhe me emrin Rinard, mësohet se ka qenë militant i Partisë Demokratike dhe një prej mbështetësve të “Çadrës së Lirisë”.

I etiketuar si “Dan Bilzerani” i Shkodrës, ai bashkë me dy nga vajzat që shfrytëzonte për prostitucion ka qenë pjesë e protestës së PD-së përpara kryeministrisë.

Këtë e tregon një foto e postuar nga ato në rrjetet sociale, ku si gjithmonë Tota është në mes dhe vajzat e rrethojnë të dyja.

Tota ishte denoncuar që në muajin shkurt të këtij viti nga ‘JOQ.al’ pas sinjalizimeve nga qytatarë të ndryshëm se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe striptizëm në lokalin e tij “TATA” në Shkodër.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë, mësohej se Tota është me origjinë nga Jugu, i martuar dhe me dy fëmijë dhe se kishte lidhje të forta me një familje mafioze mjaft të fuqishme në Shkodër.

Dje, policia sekuestroi edhe biznesin 3-katësh në pronësi të Rinard Totës ku realizohej veprimtaria kriminale, 2 automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here