Ballina Auto Historia e shqiptarit thyen rrjetin, iu hoq patenta se piu Red Bull

Historia e shqiptarit thyen rrjetin, iu hoq patenta se piu Red Bull


Historia e një shqiptari ka arritur të pushtojë faqet e para të gazetave në mbarë botën, që nga Zvicra ku u regjistrua ngjarja e deri në Japoni.

Muzikanti Adnan Mursula, 34 vjeç, u ndalua nga policia rrugore dhe rezultoi pozitiv për drogë.


Por ai kishte pirë vetëm Red Bull.

Më herët është spekuluar se Red Bull, që pavarësisht se njihet si pije energjike, përmban gjurmë kokaine.

Policia i hoqi patentën, por një raport toksikologjik zbuloi se shqiptari nuk ishte nën ndikimin e drogës.

Prej kohësh diskutohet nëse testimet e policisë janë të sakta.

Tashmë Adnanin kërkon dëmshpërblim.

Por mediat thonë se shanset e tij nuk janë të mira për të fituar ndonjë para.

 



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here