Historia e Duçes së pangopur: I çmendur pas seksit

Postuar më: 24 November 2017 09:50

Historia nis si një novelë romantike.

Një ditë të bukur pranvere në Romën e vitit 1932, bukuroshja 20-vjeçare, trashëgimtarja Claretta Petacci dhe i fejuari i saj, një lejtnant ushtrie, dolën me limuzinën e tyre në plazh.

Me to ishte në sediljen e pasme të Lancia-s edhe motra 9-vjeçare e saj, Myriam.

Rruga drejt plazhit ishte një mrekulli e inxhinierisë moderne, një autostradë e ndërtuar nga diktatori fashist, kryeministri Benito Mussolini.

Në moshën 49-vjeçare, ai ishte në kulmin e pushtetit, i adhuruar nga italianët, që e quanin Duçe, dhe i vlerësuar nga liderët e huaj.

Winston Churchill e quante ‘gjeniu roman’, madje edhe Gandhi vlerësonte dashurinë e tij për popullin.

Po atë ditë, Duçe po dilte në plazh me makinën e tij, një Alfa Romeo 8C, ngjyrë e kuqe e ndezur.

Pranë Ostia-s, makina e tij parakaloi limuzinën në mënyrë të pakujdesshme, duke i rënë borisë.

Gruaja e re në sediljen e pasme buzëqeshi dhe ia bëri me dorë.

Për një moment, Mussolini e pa në sy dhe u josh.

Ndaloi makinën dhe i bëri sinjal Lancia-s të ndalonte.

Claretta e njohu dhe doli nga makina.

“Dua ta nderoj. Kam pritur kaq kohë për diçka të tillë”, tha ajo.

Ishte një takim me fat dhe pasionanant, fillimi i një afere mes saj dhe “Ben”, siç e quante ajo, e detajuar në biogradinë e re nga historiani Richard Bosworth.

Claretta kishte qenë gjithmonë e fiksuar pas tij, që kur në vitin 1926 pati një tentativë për ta vrarë nga një grua.

Në atë kohë ajo ishte 14 vjeç dhe i pati shkruar një letër: “Oh Duçe, si nuk isha me ty? Do e kisha mbytur atë grua”.

“Duçe, dua të mbështes kokën tek gjoksi yt dhe të dëgjoj zemrën tënde të madhe teksa rreh. Duçe, jeta ime është për ty”.

Tashmë fantazitë e adoleshentes po bëheshin realitet.

Ajo nuk ishte e vetmja që mendonte se Mussolini është i parezistueshëm.

Por trajtimi që u bënte ai femrave, ishte i tmerrshëm.

I lindur në vitin 1882 në veri të Italisë, Mussolini ishte djali i një farkëtari socialist.

Kur ishte adoleshent, shkonte vazhdimisht në bordellon e qytetit dhe gjatë jetës së tij pohonte se eksitohej nga ideja që ndante shtratin me një prostitutë.

Oreksi i tij seksual ishte shumë i madh dhe e vetmja dashuri që kuptonte ishte përdhunimi.

Ai kishte nevojë për mbi 4 gra në ditë dhe ndonjëherë kishte raste që kishte më shumë se dhjetëra të dashura të rastësishme.

Pasi erdhi në pushtet në vitin 1922, stafi i tij ishte porositur që të seleksiononte letrat e adhurueseve femra- shumica gra të martuara- dhe të përzgjidhnin kandidatet më të mundshme për seks.

Ai merrte shumë propozime të tilla çdo ditë.

Seksi me Duçen nuk zgjaste më shumë se pesë minuta dhe ai nuk kishte ndonjë interes në kënaqësinë seksuale të partneres.

Preferenca e tij ishin kryesisht femra të rendit të ulët, në fakt femrat e fuqishme e intimidonin, siç ndodhi në një rast me vajzën e mbretit, princeshën Maria Jose, e cila tentoi ta joshte, por ai nuk reagoi.

Ishin femrat që i rezistonin, të cilat e eksitonin më shumë.

Në një letër ai përshkruante se si përdhunoi një virgjëreshë të re.

“E kapa në shkallë, e shtyva në një qoshe pas derës dhe e bëra timen. Ajo u ngrit duke qarë dhe e poshtëruar, dhe përmes lotëve më ofendoi”.

“Ajo më rrinte me turinj për një kohë të gjatë- për tre muaj bënim seks jo me mendje, por vetëm me mish”.

Por Claretta Petacci, nga një familje e njohur romane, ishte ndryshe.

Ajo nuk ishte menjëherë e gatshme për seks dhe historia e tyre ishte diçka tjetër.

Mussolini, që ishte i martuar me nënën e pesë fëmijëve të tij, e ftoi atë në rezidencën zyrtare.

Motra e saj e vogël, Myriam ishte dërguar sërish si shoqëruese.

Të dy folën për sportin dhe poezinë.

Claretta i tha se donte të bëhej spiune ose aktore.

Më pas ai nisi ta telefononte disa herë në ditë.

Një ditë thirri mamanë e saj, Giuseppina dhe i tha: “A është e pastër vajza jote? Ruajeni. Kushdo që është pranë meje, nuk mund të ketë të dashur”.

Madje i kërkoi asaj që vajza e saj të bëhej dashnorja e tij.

“Po. Ideja që ajo do jetë pranë një burri si ju, më bën të ndjehem mirë,” tha ajo.

Giuseppina, që e dinte për aferën, e ftonte Duçen në vilën e tyre me 32 dhoma, që të kalonte netët.

Në dhomën e të bijës ajo vendosi pasqyra të mëdha në mure dhe tavan, për kënaqësinë seksuale të Duçes.

Për të kënaqur Mussolini-n dhe për arsye të tjera, Claretta u martua me lejtnantin Federici në vitin 1934.

Pas muajit të mjaltit në Venecia, ajo u kthye në Romë në krahët e të dashurit.

Ata bënë seks si të çmendur.

Në një rast ai e kafshoi në shpatull, duke i lënë shenja.

Në një tjetër rast e kafshoi në sy.

“E humba kontrollin. Dua të të lëndoj, të jem brutal me ty”, tha ai.

 

***

Në vitin 1939, Mussolini e dërgoi burrin e saj në Tokio si atashe italian.

Tani e kishte vetëm për vete, pasi e lëndonte mendimi se ajo shkonte me dikë tjetër.

Kur nisi të dyshonte se ajo po bëhej e afërt me dikë, u tërbua dhe e kërcënoi se do ia priste fytin.

Duçja nga ana e tij e konsideronte veten të lirë për të bërë seks me femra të tjera, përfshi këtu një gazetare franceze.

Por teksa lufta ishte në kulmin e saj, seksi nuk ishte më forca kryesore në jetën e Duçes.

Kur Aleatët po avanconin në vitin 1945, ai e mori të dashurën e tij në Romë.

Ishte kjo periudhë kur Mussolini dhe Claretta vendosën të arratisën për në Zvicrën neutrale.

Pranë liqenit Komo, partizanët italianë ndaluan kamionin ku gjendej Mussolini.

Në kamionin tjetër gjendej Claretta e terrorizuar.

Kur kreu i partizanëve ngriti armën, Claretta u hodh përpara Duçes, e shtrëngoi fort dhe tha: “Jo, ai nuk duhet të vdesë”.

Plumbi i parë e vrau atë direkt.

Më pas u dëgjuan të tjera të shtuna.

Trupat e tyre u dërguan në Milano ku u varën me kokë poshtë në një pikë karburanti.

Claretta nuk mbante mbathje kur vdiq.

Disa gra të moshuara nga turma ia lidhën fundin rreth këmbëve përpara se ta flaknin si copë mishi pranë trupit të dashnorit të saj.

*Marrë me shkurtime nga Daily Mail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *