Habit Panucci: Nuk ishte e rëndësishme fitorja, por …

Postuar më: 13 November 2017 20:40

Trajneri i Kombëtares shqiptare Cristian Panucci, ka qenë mjaft i kënaqur pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë, ku kombëtarja shqiptare mori një fitore të m,adhe, me rezultatin 3-2.

Por për Panucin, nuk ishte e rëndësishme fitorja, por  mënyra se si luajti ekipi edhe pse ishte me 10 lojtarë.

‘Mendoj se ishte një ndeshje e vërtetë sot. Luajtëm deri në momentin e daljes me të kuqe të Memushajt. Edhe pas daljes me të kuqe të Memushajt pati shumë profesionalistet.

Duhet të punojmë më shumë na fazën defensive, po punojmë për këtë gjë.  Jam i kënaqur, janë lojtarë që mund të jenë pjesë e kombëtares, duhet të punojnë më shumë.

Nuk ishte fitorja, por ajo se si e mbrojtëm, si arritëm ta ruajmë atë, dhe mënyra se si luajtëm si grup’, tha Panucci..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *