“Glory” në TIFF/ Trofe për shoqëritë e korruptuara

Postuar më: 12 November 2017 18:56

Filmi “Glory” një produksion greko bullgar ka marrë trofeun e filmit më të mirë artistik në edicionin e 15-të të Tirana International Film Festival. Filmi me regji nga Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov, është një fabul sociale, realiste që eksploron temen e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo- urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare. Gjithashtu ky film rrëmbeu edhe çmimin e jurisë së medias.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u zhvillua në kinema Agimi ku për 9 ditë dashamirësit e kinemasë kanë mundur të ndjekin mbi 250 filma nga gjithë bota.

Ndërkaq regjisori më i mirë i këtij edicioni është shpallur Gentian Koçi për filmin “Dita zë fill” në këmbë të të cilit trofeun e tërhoqi aktorja Adele Gjoka. “Ndjehem me fat dhe e lumtur që jam pjesë e kësaj pune shumë dinjitoze dhe e bërë me shumë përkushtim dhe shumë dashuri. Në emër të Gentit shumë faleminderit” tha aktorja Gjoka.

Çmimi për skenarin më të mirë shkoi për regjisorin nga Kosova Edon Rizvanolli dhe filmin “T’padashtun” për ndërthurrjen e veçantë ndërmjet dëshirës për të krijuar të ardhmen, përballë një të kaluare që e mban peng.

Dritan Krapi, producent shprehu falenderimin e tij. “Këtë film e kemi bërë me shumë dashuri dhe përkushtim pavarësisht buxhetit” tha ai ndërsa falenderoi edhe Qendrën Kinematorgrafike të Kosovës për mbështetjen.

Ndërsa filmi më i mirë i shkurter In albanian u përzgjodh filmi “Home” nga regjisorja e re nga Kosova More Raca. Filmi më mirë i shkurtër në garën ndërkombëtare u përzgjodh filmi Retouch nga regjisori iranian Kaveh Mazaheri.

Dokumentari më i mirë u shpall “On the Edge of Life” nga regjisori sirian Yaser Kassab me motivimin, një rrefim personal tepër prekës mbi dhimbjen dhe shpërnguljen, në një ekzistencë të mbetur pezull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *