Gjimnazisti ekselent me 41 trofe në olimpiadat e matematikës

Postuar më: 14 November 2017 14:17

Historia impresionuese e Safet Hoxhës, i riu nga Vlora që po shkëlqen në garat kombëtare dhe ndërkombëtare

Është vetëm 17 vjeç dhe ka fituar deri tani plot 41 trofe.

Është gjimnazisti nga Vlora që po shkëlqen si matematicien, duke dalë fitues në konkurse kombëtare e ndërkombëtare për 12 vjet rresht.

Historia nis qysh në moshë fare të vogël, kur ishte në kopsht e kur Safeti e kalonte shumicën e ditës së tij duke punuar me ushtrime matematike.

Ndoshta edhe për faktin se i ati ishte mësues matematike.

Në klasën e dytë, Safeti konkurroi në olimpiadën kombëtare të organizuar nga shkolla “Udha e Shkronjave” ku dhe fitoi vendin e parë në matematikë.

Vazhdoi për tetë vite në krye të klasifikimit si fitues i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës, Safet Hoxha ia kishte dalë të fitonte çdo lloj konkursi a olimpiade që zhvillohej atje për matematikën.

Listës së gjatë të trofeve të olimpiadave do t’i shtohej ajo e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës, zhvilluar nga qendra kulturore e fëmijëve e DAR Durrës, ku dhe fitoi vendin e parë.

Më pas bën hapa të avancuar duke marrë pjesë në Projektin Inteligjenca 4 dhe ia del të fitojë çmimin e parë në rang kombëtar. Testi i zhvilluar nga ‘Cambrige IGSE’ e vlerësuai me – Scored A*. Një tjetër trofe i fituar në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës në Serbi, është medalja e bronzit.

Pjesëmarrja në konkursin shkencor të kolegjit turk, ku merrnin pjese mbi 300 nxënës, i garantoi Safet Hoxhës, burse të plotë në këtë gjimnaz pasi ai rentitet i pari në konkursin shkencor.

Në vitin e parë të gjimnazit ai ka fituar olimpiadën e gjimnazistëve të Tiranës në matematikë dhe fizikë.

Sfidat e gjimnazistit të shkëlqyer nga Vlora vazhdojnë sërish përtej kufirit, ku renditet i gjashti në shkallë ndërkombëtare në konkursin, mathematikal Championship zhvilluar ne Rome, duke u nderuar me medalje bronzi.

Garat vazhduan edhe në klasën e 11-të në matematikë ku fitoi çmimin e parë  e pas disa fazave përzgjedhëse u zgjodh edhe në ekipin që do të përfaqësonte Shqipërinë në Ballkaniadën e matematikës në Ohër në Maqedoni e në Olimpiaden Botërore në Rio de Janiero ku u nderua me medalje nderi.

Në vitin e dytë të gjimnazit ai u bë pjesë e ‘Participation in Tournament of Towns’ dhe doli fitues i këtij turneu.

Është renditur fitues me pikë të plota edhe në testimin ‘Kangaroo’.

Gjimnazisti i talentuar po përgatitet tani për të marrë pjesë në Ballkaniadën e Matematikës dhe në Olimipiadën Botërore, me ambicie për të fituar vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *