Ballina Aktualitet Bota Gati për ditën e ‘fundit të botës’… aeroplani sekret i presidentit amerikan

Gati për ditën e ‘fundit të botës’… aeroplani sekret i presidentit amerikan


Ky aeroplan i veçantë është projektuar për ditën kur vjen “fundi i botës”, ose për një goditje të papritur nukleare.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një aeroplan amerikan i cili është projektuar posaçërisht të ndjek presidentin amerikan kudo që ai udhëton, në rast të një sulmi bërthamor.


Njihet zyrtarisht si “Qendra Kombëtare e Operacioneve Ajrore”, e cila u lejon presidentëve të SHBA-ve të nxjerrin direktiva dhe të marrin vendime kur janë në qiell.

“Boeing E-4B” kushton vetëm 250 milionë dollarë dhe një orë punë e tij kushton 160,000 dollarë.

Aeroplani thuhet se, ka një gamë të gjerë mekanizmash mbrojtës, duke përfshirë aftësinë për të përballuar impulset elektromagnetike.

Ekuipazhi i aeroplanit përdor instrumentet tradicionale analoge, sepse ato janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.

Megjithëse ky aeroplan nuk është një “fshehtësi”, ai është më i sigurt që brenda tij të qëndrojë presidenti në rast të një Lufte të Re të Ftohtë ose një sulmi bërthamor.

Ndryshe nga aeroplani ceremonial dhe i rehatshëm “Air Force 1”, dhoma kryesore është një “e luftës”, në të cilën ulën në dhjetëra analistë ushtarakë, strategë dhe asistentë për komunikim.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here