Fotot rrënqethëse/ Si trajtoheshin robërit britanikë nga ushtarët japonezë

Postuar më: 14 November 2017 18:08

Këto fotografi që tashmë kanë bërë xhirron e botës tregojnë një pjesë të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore në Paqësor.

Ato sjellin momentet nga trajtimi barbar i ushtarëve të Komonuelthit pasi kapeshin rob nga ushtria japoneze në Luftën e Dytë Botërore.

Në disa nga imazhet, ushtarët britanikë të Ushtrisë Indiane nga Regjimenti “Sik” shihen të ulur me sy të lidhur me lecka ndërsa trupat japoneze i kanë vënë nën shënjestër për t’i pushkatuar.

Foto të tjera edhe më macabre tregojnë momentet kur trupat e ushtarëve britanikë pasi janë vranë nga ushtarët japonezë, shpohen me bajoneta për t’u siguruar se ata kishin vdekur gjatë pushkatimit.

Trajtimi japonez i të burgosurve britanikë gjatë luftës, ishte pa dyshim barbar dhe këto skena që vijnë nga Singapori në vitin 1942, konfirmon më së miri rastet e sjelljes degjeneruese të ushtrisë perandorake me robërit e luftës.

Fotot u gjetën në mesin e të dhënave japoneze, kur trupat aleate hynë në Singapor në vitin 1945, për ta kthyer vendin sërish nën ‘sundimin’ britanik.

Dhjetëra mijëra ushtarë britanikë vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe të burgosur në kampet japoneze të luftës. Këto fotografi tregojnë shkallën e plotë të brutalitetit të vuajtur nga të burgosurit e pafuqishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *