Floriana Garo: Braktisa vendin për dashurinë, por isha më e lumtur në Shqipëri

Postuar më: 14 November 2017 18:04

Floriana Garo, ish-moderatorja shqiptare, është larguar nga Shqipëria prej disa muajsh për t’u bashkuar me partnerin e saj që jeton dhe punon në Zvicër, Enis Daci.

Pak kohë më vonë moderatorja shpalli fejesën, largimin nga televizioni dhe Shqipëria dhe së fundmi se është në pritje të ëmbël.

Floriana ka jetuar për shumë vite në Amerikë, e megjithatë u rikthye sërisht në vendlindje. Mirëpo u largua përsëri nga Shqipëria për shkak të dashurisë.

Floriana u shpreh në emisionin Opinion se në kushte të tjera, ajo nuk do të zgjidhte të largohej:

“Unë e zgjodha një vend të huaj për dashurinë, jo sepse ishte një vend më i mirë” . Gjithashtu shtoi se dashuria është një arsye e fortë për ta “braktisur” vendin, megjithatë, këtu është më mirë, më rehat.

E pyetur nëse është më e lumtur në Shqipëri apo në Zvicër, ajo u përgjigj në mënyrë të sinqertë: “Unë kam qenë më e lumtur në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *