Flet Adi Krasta: Si më larguan nga “Top Channel”

Postuar më: 10 November 2017 22:00

“Në Top Channel ishte një eksperiencë interesante dhe e mirë”. E nis kështu rrëfimin gazetari dhe moderatori Adi Krasta atë që ndodhi për largimin e tij nga “Top Channel”.

Gazetari thotë se, aty nuk ndihej i lirë, dhe se ishte televizioni që ia kërkoi largimin.

“Aty bëra një program për kastën e mesme. Unë ika nga TCH se ma kërkuan që të mbyllej më herët kontrata. Nuk e kam shumë të qartë arsyen. Nuk është shkruar në asnjë nga dokumentet. Ishte një ndarje xhentëllmenësh.

Aty nuk pata liri. Edhe një monolog i imi është hequr nga yorutube. Edhe disa të ftuar krijuan një lloj tensioni. Kjo ishte atmosfera aty”, – rrëfen Krasta duke e mbyllur: “Besoj se Tani i Topit nuk e krijoi atë ekran për të mbështetur bizneset e tjera, por që të jepte një ekran për fjalën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *