Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçensim

Postuar më: 24 November 2017 12:32

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të nenit 18 të “Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave” të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin dhe heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike”, bëjmë me dije të gjithë personat,  institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “Hec Llëngë” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për t’u  liçencuar në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë  Elektrike, nga Hec-et: “Llëngë”, në rrethin e  Pogradecit.

Me vendimin  nr.198, datë  24.11.2017,  Bordi  i ERE-s, ka filluar procedurat  e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e Prodhimit  të Energjisë  Elektrike.

Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë, mund të paraqisin objeksionet e tyre, brenda 20 ditëve nga data e marrjes së vendimit, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri” , Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë. 

                                                                  

                                                                                      KRYETARI i ERE-s     

                                                                                         Petrit AHMETI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *