Ballina Aktualitet Bota Edrogan ‘i zbutur’ ndaj Rusisë, e cilëson Putinin ‘mik të dashur’

Edrogan ‘i zbutur’ ndaj Rusisë, e cilëson Putinin ‘mik të dashur’


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Soçi të Rusisë, për takimin me presidenin e Rusisë, Vladimir Putin. Konsiderohet se në fokus të bisedimeve të dy presidentëve, do të jetë konflikti në Siri.

Duke folur para gazetarëve sot në Stamboll, pak para nisjes për në Soçi, Erdogan e ka përshkruar Putinin si “miku im i dashur”.


Kremlini ka thënë se Putin dhe Erdogan planfikojnë të diskutojnë për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë “luftën e përbashkët kundër terrorizmit” dhe për përpjekjet për përfundimin e luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Erdogan tha se me Putinin do të diskutojë më tepër detaje teknike, për blerjen e sistemit raketor tokë-ajër të tipit S-400, nga Rusia.

Takimi i fundit ndërmjet Putinit dhe Erdoganit u zhvillua më 28 shtator në Ankara.

Pas këtyre bisedimeve, të dy liderët thanë se kanë rënë dakord për bashkëpunim të afërt për përfundimin e luftës në Siri.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here