E imitoi në ‘Portokalli’, aktori takon Ardit Gjebrean. Ja çfarë ka ndodhur mes tyre…

Postuar më: 20 November 2017 16:09

Javët e fundit në emisionin “Portokalli” janë vënë në skenë imitime të programve të ndryshme të “Tv Klan” si “Zonë e Lirë” apo “E diela shqiptare”.

Të dy moderatorët Arjan Çani dhe Ardit Gjebrea kanë ardhur nën imitimin e aktorit Rezart Veleshnja.

Por gjatë ditës së sotme Rezarti i ka habitur të gjithë me foton e fundit që ka publikuar, ku shfaqet në avion së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea.

“Me ne fund u bashkuam! ne duhemi edhe kjo pune marre fund!! Rrespekte”,- ka shkruar aktori duke nënkuptuar se Gjebrea e ka marrë me mjaft pozitivitet imitimin e tij në spektaklin e humorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *