Dosja ‘Habilaj’: Firmosen urdhër-arreste të rëndësishme

Postuar më: 22 November 2017 19:26

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur tre urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit në kuadër të dosjes së Habilajve.

Raportohet se mes tyre është ish-zyrtar i lartë i Policisë së Vlorës.

Fletë-arrestet janë në duart e policisë për t’u ekzekutuar.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës.

Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’. Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij.

Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet qe janë duke u kryer.

VIJON

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *