Brukseli jep datën kur do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë

Postuar më: 14 November 2017 16:12

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot në Bruksel u takuan me komsionerin për Zgjerim Johannes Hahn dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini.

Temë e këtij takimi ishte nevoja për thellimin e procesit të reformave dhe përkthimin e tij në rezultate të prekshme, përcjell Konica.al.

Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase, Hahn dhe Mogherini shprehën mbështetjen e tyre për procesin e reformave dhe ndërtimin e urave të fqinjësisë së mirë, duke i konsideruar si argumente të forta për marrjen e rekomandimeve poizitive për fillimin e bisedimeve për anëtarësim gjatë pranverës së ardhshme.

1 koment për këtë artikull
  1. Alban Hamzai at 7:10 pm

    Z.Artikullshkrues ! Cila eshte data e hapjes se bisedimeve te FYROM me BE ,ku si titull na e shkruani me shkronja te medha se u caktua data ? Ne artikull nuk shkruhet asnje date . Dhe nuk eshte caktuar asnje date dhe nuk do te caktohet kurre pa u ndryshuar emri I sotem I Republikes se dikureshme te Vardarit . Emrat e shteteve nuk vendosen sipas deshires se dikujt . P.sh.ne qofte se Mali I Zi do te vendose emrin “ILIRI” (se Iliria shtrihej edhe ne teritorin e sotem te Malit te Zi) ,si do te veproje Shqiperia ? Do ta njohe me emrin e ri sic njohu edhe “Maqedonine” ? Apo do te kete dy qendrime per te njejtin problem ? Ju lutem shume botoni komentin tim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *