AKU edhe në “thertoret e fshehta”

Postuar më: 21 November 2017 12:41

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zbuloi dhe gjobiti disa subjekte që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre.

Thertoret u konstatuan në fshatin Domje, Tiranë, ku u bllokua 206 kilogramësh mish.

Thertore të ngjashme që nuk plotësonin kushtet u gjeten edhe ne Poliçan, Lushnjë, Fushë-Krujë dhe Milot.

AKU bën me dije se që nga nisja e aksionit janë mbyllur 94 subjekte qe thernin kafshët, si dhe janë inspektuar 272 dyqane tregtimi mishi, ku janë marrë 241 masa administrative gjobë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *