Aktorja e njohur dhe seksi i refuzoi dashurinë, shoqja e kërcënoi me video porno…

Postuar më: 21 November 2017 18:56

Zhvillime të reja vijnë nga seanca gjyqësore që aktorja dhe “Miss Turqia 2011”, Melisa Asli Pamuk, i ka hapur ish-shoqes së saj të ngushtë Elif Atba?.

Sipas “Hurriyet”, aktorja kishte ndërprerë miqësinë me solisten Atbas, pasi ajo i kishte shprehur dashurinë. Pas refuzimit, Pamuk pretendoi se ajo e kishte kërcënuar: “Kam video pornografike, të turpëroj”.

Aktroja e njohur në Shqipëri për rolin e Aishes në serialin “Kurt Sejiti dhe Sura” dhe të Asu në serilian “Dashuri pafund” e ka hedhur në gjyq ish-shoqen e saj. Në këtë kohë pretendohet se është përfshirë edhe Yasin Duman, shok i Elif Atba?, i cili ka kërcënuar aktoren me “fund të keq” nëse nuk tërhiqte padinë.

Por sipas medias turke, gjykata nuk i ka dhënë të drejtë aktores në akuzat e saj, për arsye se nuk ka arritur t’i provojë pretendimet për kërcënime nga Atbas dhe Duman.

Pas vendimit të gjykatës, aktroja nuk ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë betejën e saj ligjore kundër “shoqes që u dashurua me të”./tvklan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *