Aksidentohet për vdekje kamionisti shqiptar në Itali

Postuar më: 14 November 2017 13:54

Një shofer kamioni është përfshirë në një aksident me vdekje mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në autostradën Brennero në Itali.

Viktima është një 48-vjeçar i lindur në Shqipëri dhe banues në Gjermani, raporton TV Klan.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije nga autoritetet italiane, ndërsa sqarohet se në aksident u përfshinë disa automjete të tonazhit të rëndë.

Në vendngjarje u dërguan dy ambulanca dhe një helikopter për të transportuar të plagosurit.

Fatkeqësisht kamionisti shqiptar ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *