Adi Krasta: Çfarë ndodhi në darkën e fundit të sherrit me Edi Ramën

Postuar më: 10 November 2017 22:24

Prej 3 vitesh Adi Krasta pyetet pothuajse në çdo intervistë se çfarë ndodhi në një darkë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Në janar të vitit 2015, në portale u përhap lajmi për sherr që kishte përfunduar “deri në hedhje pjatash dhe pirunësh”, në një nga restorantet e Tiranës ku po organizohej një darkë për nder të violinistit Tedi Papavrami.

“Darka e fundit? Marrëdhëniet me kryeministrin i kam pasur të hershme. Ajo darkë më vjen gjithmonë në intervista, por askush nuk e ka pyetur kryeministrin. Kam përshtypjen se ajo darkë është deklasifikuar. Sot nuk ka nevojë për ta rikthyer edhe një herë“,– e mbyll Krasta.

Por çfarë ndodhi në atë darkë.

Sipas asaj që u raportua në atë kohë, kryeministri Rama me të shoqen kanë shkuar me vonesë në darkën e “Padamit” dhe sapo ka hyrë kanë kërkuar llogari se çdo në atë tryezë “ai b… q… që i shërben Berishës”.

Pas kësaj, Rama ka ofenduar edhe ministren Kumbaro, burrin e saj, gazetarin Aleksandër Furxhi, bashkëshorten e ardhshme të Veliajt, Ajola Xoxan dhe situata është bërë e nderë në sytë e shqiptaro-francezit Papavrami, që nuk kuptonte asgjë nga këto sherre provinciale.

“Por luftë fizike me pjata e pirunë nuk ka pasur”,- garantojnë dëshmitarët.

Adi Krasta ka qëndruar edhe disa çaste pas sherrit në këtë tavolinë të pushtetit dhe vetëm pasi, sherrnaja është fashitur disi, është ngritur për t’u larguar bashkë me gruan, i bindur se nuk do të qe më kurrë pjesë e atyre njerëzve për ardhjen në pushtet të të cilëve kishte kontribuar me aq sa kishte mundësi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *