Zogjtë pinë cigare? Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën

Postuar më: 10 October 2017 19:57

Zogjtë përdorin gjithçka që gjejnë në mjedis për të ndërtuar foletë e tyre.

Ata që janë larg banesave njerëzore, mbizotërojnë gjethet dhe degët, ndërsa për ata që jetojnë në qytete përdorin materiale nga më të ndryshme, duke nisur nga letra dhe plastika e deri tek bishtat e cigares.

Një studim i botuar së fundmi në “Avian Biology” nga Universiteti kombëtar i Meksikës, ka treguar se bishtat e cigareve janë të endura në fole, jo aksidentisht, por nga dizajni.

Për të zbuluar të vërtetën, Dr Suárez-Rodríguez dhe Dr Macías Garcia krijuan një eksperiment me trishtilët e shtëpisë që kishin fole në kampusin e tyre. Ata studiuan 32 fole të çifteve nga këta zogj, duke pritur që vezët e tyre të çelin.

Sa më shpejt që të ndodhte kjo, kur studiuesit e dinin se ndërhyrja në fole nuk do të shkaktonte braktisjen e tyre, ata mblidhnin linjat e foleve dhe i zëvendësonin me copa të gotave të thyer të përziera me bimë që zakonisht përdornin zogjtë për të ndërtuar foletë e tyre.

Heqja e materialeve të vjetra largonte edhe parazitarët e pranishëm. Pasi materialet e reja u vendosën në fole, studiuesit shtuan parazitë në disa prej tyre.

Bazuar në gjetjet e tyre, dr. Suárez-Rodríguez dhe Dr Macías Garcia argumentojnë se trishtilat me të vërtetë mbledhin bishtat e cigareve me qëllim për të përmirësuar mbijetesën e të rinjve të tyre, duke mbajtur larg rriqrat apo parazitët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *