Video: Erdogan në Serbi, Daçiç këndon “Osman Aga” për “Sulltanin”

Postuar më: 11 October 2017 11:45

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vazhdon vizitën në Serbi, e pas nënshkrimit të 12 marrëveshjeve një ditë më parë në Beograd, përgatitet të firmosë edhe 4 të tjera në Novi Pazar.

Tema qendrore e vizitës, që vjen pas 7 viteve nga koha kur në Serbi pati ndaluar si kryeministër, ishte ekonomia, por u prek ndër të tjera edhe çështja e paqes në Ballkan. Dy udhëheqësit, megjithatë, nuk e përmendën në asnjë moment Kosovën, duke e shmangur diskutimin mbi të.

Ndërsa theksonte se qëndrimi i tij atje është dëshmi e rëndësisë që u jep Ankaraja marrëdhënieve me Beogradin, Erdogan u shpreh se prania e 185 biznesmenëve turq në sallë është tregues i vullnetit për avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, e përmendi edhe ata që mund të mos jenë të kënaqur me këtë afrim.

“Le të ekzistojnë, por ne do të shohim punën tonë. Do të ecim përpara mbi parimin fito-fito. Besojmë se me Serbinë kemi vizion të përbashkët për të ardhmen e rajonit”, tha Erdogan.

Në kohën kur vëmendja ndërkombëtare është spostuar te zhvillimet në Katalunjë, Erdogan, i cituar nga shtypi kosovar, u shpreh se nuk dëshiron ndarje dhe copëtim të Ballkanit. “Po ashtu – shtoi ai, – Turqia nuk do që dikush t’i shohë këto vende si oborrin e tyre të pasëm”.

Ekspertët argumentojnë se objektivi i Turqisë janë eksportet, pa të cilat vendi nuk e realizon dot qëllimin e porsavendosur të një rritjeje në nivelin 5.5%. Ballkani Perëndimor përfaqëson për të krahun e lirë të punës dhe një barrierë më të ulët për hyrjen në tregun e BE-së.

Aderimi i Ankarasë në bllokun europian duket “i vdekur” në këtë moment, ndaj është avantazh i madh nëse kompanitë turke prodhojnë në vende që janë afër bllokut, apo edhe në ato që mund të jenë anëtare.

Nëse Turqia hyn në sektorin serb të pemëtarisë dhe atë të bulmetit, siç përflitet në mediet lokale, do të përbënte një shtysë të menjëhershme për vendet ballkanike, sepse do t’i bënte edhe ato eksportuese për ekonominë turke.

Mediet serbe pasqyruan edhe një bisedë jozyrtare mes dy presidentëve dhe shefit të diplomacisë së atjeshme, Ivica Daçiç, i cili e përshëndeti kreun e shtetit turk me një këngë./TCH

1 koment për këtë artikull
  1. I NJohuri at 6:16 pm

    Ky eshte bir i nje kolon i serv i ardhur ne Prizren ne vitin 1914 (kur erdhen servt mbrenda nates i mbyten mbi 460 shqiptar dhe hyn ne shtëpi e shqiptareve te vrare ) Si duket i ka mbet borxh dhe nga inferioriteti e detyroi ti kendonte pasaedhesit te atyre qe u larguan .Eshte nje fjalë gjermane ,, Fremdschamung ” E cila e pershkruan rasrin tipik.Ku njerezve tjerë u vjen marre per sjelljen e tjeterkujtë.Ne kete rast nje ministir i cili z’jargon aq shume sa edhe mysafiret rr’shqasin .Ky nuk eshte kurre mu marre seriozishte.Nje kelysh i Sllobes bashke me udheheqësin e tij Vuciç i nenshtrohen dikujtë qe i bombardoi per shkak te Kosoves .Tipike serve.Pa nder,pa kuptim ,sherbetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *