Ushtria izraelite po përgatit një helikopter pa pilot

Postuar më: 11 October 2017 20:34

“MAFAT” është akronimi që përfaqëson administratën e Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e armëve dhe infrastrukturës teknologjike.

Kjo organizatë, e ngjashme me “DARPA”, është partnerizuar me “Israel Aerospace Industries” për të zhvilluar një helikopter pa pilot, të aftë për të transportuar ngarkesa për qëllime logjistike dhe për të fluturuar në 150 km/orë, duke përdorur një motor me djegie të brendshme.

Të paktën 500 oficerë dhe civilë janë të punësuar direkt nga “MAFAT”, e cila ka një buxhet vjetor prej më shumë se 250 milionë euro.

Kjo organizatë gjithashtu kontribuon në pagat e 2000 kërkuesëve dhe punonjësve të kompanive të ndryshme të armëve.

“MAFAT” aktualisht është i përfshirë në rreth 1500 projekte kërkimi dhe zhvillimi, që përmbushin disa objektiva: për t’i bërë kufijtë e Izraelit të padepërtueshëm, sidomos nga tunelet e gërmuara nga Rripin e Gazës apo Libani jugor, terrorizmi./Izraelisot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *