Turizëm gjatë gjithë vitit, në Orikum hapet qendra e informimit për vizitorët

Postuar më: 22 October 2017 22:52

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ishte në Radhimë të Vlorës ku u hap një qendër informacioni për vizitorët, ku theksoi se turizmi në Shqipëri do të shndërrohet në një industri zhvillimi duke i bërë zonat turistike të aksesueshme gjatë gjithë vitit.

“Jemi jo më kot në një ditë jashtë sezonit turistik, për t’i dhënë kuptim zgjatjes dhe jetëgjatësisë më të madhe të zhvillimit të turizmit në vendin tonë. Vlora dhe shumë zona të tjera, të cilat kanë potenciale të vërteta turistike, është e patolerueshme dhe e pafalshme dhe aspak logjike që të shfrytëzohen vetëm brenda sezonit turistik. Në aktivitete të tilla si ky që po inaugurojmë përpiqemi ta zgjerojmë shumë më tepër arsyen, pse jo vetëm turistët e huaj që vijnë me shumicë tashmë në Vlorë, por dhe turistët shqiptarë të kenë arsye për të ardhur në Vlorë, për të shëtitur në këtë Park Kombëtar kaq të bukur dhe për të marrë të gjitha kënaqësitë edhe nga kjo mënyrë e re e menaxhimit të turizmit gjithëvjetor”, u shpreh Blendi Klosi.

Ministri i Turizmit theksoi deri në maj të vitit të ardhshëm kur dhe nis sezoni i ri turistik në bashkëpunim dhe bizneset lokale e gjitha puna do të fokusohet tek pastërtia e dhe mbrojtja e natyrës në të gjithë territorin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *