Trondit “E shëmtuara Beti”: Më kanë përdhunuar në moshën 9-vjeçare

Postuar më: 18 October 2017 17:57

Pas skandaleve të Hollwood, ku një nga producentët më të mëdhenj, Harvey Weinstein është akuzuar për sulm seksual dhe përdhunim, aktorët kanë marrë iniciativën për të treguar rastet e tyre.

Aktorja e famshme Amerika Ferrera, e njohur në Shqipëri për rolin kryesor në filmin ‘E shëmtuara Beti’ ka bërë një deklaratë shokuese.

Ajo ka treguar për herë të parë se është abuzuar seksulalisht kur ishte vetëm 9-vjeç. Jo vetëm kaq por aktorja ka shokuar më shumë duke thënë se është përdhunuar nga një person, të cilin duhej ta shihte për vite të tëra.

33-vjeçarja ka treguar historinë e saj duke përdorur hashtagun ‘edhe unë’ me anë të një postimi në Instagram.

Ajo është shprehur se nuk i ka thënë asnjë njeriu dhe ka jetuar me turp.

“Kam jetuar me turp dhe faj duke menduar gjatë gjithë kohës që unë, një vajzë 9-vjeçare, ishte përgjegjëse për veprimet e një burri të rritur. Ai më buzëqeshte dhe ma bënte me dorë, dhe unë nxitoja që të largohesha, më ngrinte gjaku, mbaja barrën e asaj që vetëm unë dhe ai e dinim, ai priste që unë të mbyllja gojë dhe ti ktheja buzëqeshjen.”

Aktorja i bëri thirrje të gjitha femrave të tregonin historinë e tyre dhe të bënin denoncime, pa treguar emrin e përdhunuesit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *