Trajnimi në UET/ Njohja me Kartën Europiane për kërkuesit shkencor

Postuar më: 12 October 2017 17:45
Në Universitetin Europian të Tiranës u zhvillua sot dita e parë trajnimit mbi marrjen e certifikimit HRS4R nga Komisioni Europian,  financuar nga Perform (projekt i Agjensisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit). Universitetet pjesëmarrëse dhe grupi i punës së UET u trajnua nga Znj. Armela Dino, specialiste e politikave shkencore me eksperiencë në ministrinë spanjolle të shkencës dhe inovacionit.
Trajnimi u fokusua në njohjen me Kartën Europiane për kërkuesit shkencor dhe Kodin e sjelljes për rekrutimin e kërkuesve shkencorëme qëllim aplikimin e parimeve të Kartës dhe Kodit ne politikat dhe strategjitë e UET.
Kjo është mjaft e rëndësishme për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare pasi Karta dhe Kodi ofrojnë një etalon të gjithë-pranuar nëpërmjet të cilit universitetet, pavarësisht madhësisë, vjetërsisë, apo pronësisë krahasohen e vlerësohen.
Përveç krahasueshmërisë, certifikimi është gjithashtu një instrument i brendshëm institucional për përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave të mirë-administrimit të burimeve njerëzore të kërkimit shkencor.
 
“Specifikisht, Karta përmbledh një grup parimesh dhe kërkesash të përgjithshme që përcakton qartë rrolet, përgjegjësitë dhe të drejtat e hulumtuesve dhe të punëdhënësve ose financuesve të kërkimit shkëncor.
Qëllimi i Kartës është të rregullojë marrëdhënien midis kërkuesve, universiteteve dhe financuesve te kërkimit shkencor në mënyrë që ajo te jetë e favorshme për ndërmarrjen e projekteve kërkuese që gjenerojnë, transferojnë, dhe shpërndajnë njohuritë dhe zhvillimin teknologjik.
Karta është e ndarë në dy pjesë kryesore që adresojnë (1) procesin e kërkimit shkencor dhe (2) rekrutimin e punësimin e kërkuesve nga institucionet që financojnë kërkimin.
Qëllimi është që kërkuesit të punojnë në një ambient që mundëson dhe inkurajon transparencë ne punësim, standard të shkëlqyer shkencor, promovim të drejtë dhe trajtim të barabartë të kërkuesve”,- shprehet Dr.Elvin Gjevori, drejtor i Studimeve Doktorale në UET.
Sipas tij, ky trajnim ishte hapi i parë i procesit që ka nisur ne Universitetn Evropian të Tiranës për t’u bërë pjesëtar aktiv i Kartës Evropiane për Kërkuesit Shkencor dhe për të marrë certifikimin HR Excellence in Research duke u bërë universiteti i parë shqiptar që merr këtë certifikim.
Grupi i punës së UET që po merr pjesë në këtë trajnim do të drejtojë analizën e brendshme institucionale dhe strukturojë planin e masave për të adresuar mangësitë e identifikuara. Puna do të zgjasë disa muaj dhe nuk do të jetë e lehtë pasi ky është një akreditim i dytë – pas akreditimit të suksesshëm anglez – por UET është i vendosur në këtë proces pasi e sheh si të domosdoshëm për të avancuar standardin e kërkimit shkencor.
Në dekadën e dytë të tij, UET është i vendosur të konsolidohet si qendra kryesore në rajon për prodhimin e dijes mbi zhvillimet shqiptare dhe trajnimi i zhvilluar sot në bashkëpunim me Perform përmarrjen e certifikimit HRS4R është një element i rëndësishëm në realizimin e këtij projekti./Mapo.al/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *