TKZ bojkotojnë Shqipëri-Itali, por kanë një mesazh për lamtumirën e Canës

Postuar më: 09 October 2017 17:58

Sot në vigjilje të ndeshjes Shqipëri-Itali do të jetë një nga momentet më emocionuese.

Në “Loro Boriçi” do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës nga ekipi ynë kombëtar i kapitenit Lorik Cana.

Para rreth 16 mijë tifozësh Loriku do të bëjë mbylljen e kapitullit me kuqezinjtë, por për fat të keq nuk do të jenë të pranishëm grupimi “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ).

Ata e kanë bojkotuar ndeshjen e kombëtares me Italinë si shenjë revolte ndaj FSHF-së, por në faqen e tyre zyrare në Facebook i shprehin falënderimin  e tyre Lorik Canës.

“Faleminderit Kapiten! Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan! Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!”,- shkruhet në statusin e TKZ-së.

Image

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *