Tekstet shkollore shqiptare, përmbajtja shqetëson Greqinë

Postuar më: 06 October 2017 18:47

Zëvendës ministri i Jashtëm grek, Gianis Amanatidis, në një interpelancë në Parlamentin grek është përgjigjur në lidhje me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik, duke e konsideruar të papranueshme përmbajtjen e tyre.

“Shqipëria është anëtare e UNESCO-s dhe e Këshillit të Europës. Por politika arsimore e saj, që po e zbaton këtu, nuk përputhet me vlerat bazë. Domethënë me tolerancën, mirëkuptimin e përbashkët dhe shmangien e ripërsëritjes së steriotipeve negative. Ruajtja e këtyre pjesëve të papranueshme dhe fyese për vendin tonë në kapitullin “Zonat shqiptare në Greqi”, për fat të keq na tregon se ende shteti shqiptar është i mbërthyer nga koncepte anakronike, etnike dhe mega-ideatike, që në radhë të parë i shkaktojnë dëm vetë Shqipërisë”, ka deklaruar Amanatidis.

Sipas zv/ministrit grek, pala shqiptare ishte zotuar në shkurt të këtij viti, në takimin e tretë të komisioneve dypalëshe, për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e librave shkollorë nga “përcaktimet irredentiste” apo “përmbajtjet me frymë nacionaliste”, se do të rishqyrtonte problemin në një mbledhje në muajin maj, e cila nuk u bë për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri.

Për librat në fjalë është pyetur nga shtypi grek edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, në ministerialin e Selanikut.

“Këto harta para një viti ua tregoja gjithë kolegëve të mi në Këshillin për çështjet evropiane. Pra, pozicioni im është bërë publik para një viti kur kam thënë se këto harta janë të papranueshme për të dhënat evropiane. Sidoqoftë, ne kemi ndërmarrë hapa që atëherë. Diskutojmë për çështjet e librave me shqiptarët, ka një grup të përbashkët ku ne kemi bërë progres të madh dhe shpresojmë se për një vit do të kemi përfunduar të gjithë librat shkollorë. Kanë mbetur vetëm dy libra të klasës së tretë gjimnaz dhe në lice”, ka thënë Kotzias.

Pretendimi i zyrtarëve grekë është se në komisionet dypalëshe është rënë dakord që Greqia të heqë nga libri i historisë çështjen  dhe pavarësinë e Vorio Epirit, kusht që është plotësuar.

Ndërsa Shqipëria, siç theksojnë burime pranë Ministrisë së Jashtme greke, ende nuk ka hequr hartat, sipas saj, irredentiste dhe “historinë inekzistente” të saj kundër Greqisë.

5 komente për këtë artikull
  1. Gjiu at 4:52 am

    Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga Anglia-Rusia-Franca vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

  2. Alban Hamzai at 11:12 am

    Per poturaket e tipit “Gjiu “e kompani ! Si tipik poturak qe je kaq di e kaq thua .E keqja nuk eshte kur nuk di ,por kur nuk do te mesosh . Nuk marr mundimin te shkruaj per popullin grek dhe cfare eshte ai ,jo vetem per Perendimin ,por per gjithe boten .Me mendjet poturake eshte e kote te merresh .Prandaj poturaket e tipit “Gjiu” duhet te kene parasysh thenien e lashte:”per gjerat qe nuk jeni te zote te flisni,per ato duhet te heshtni ” ,sepse ktheheni ne karagjoze dhe object talljeje . Ndersa per problemin e teksteve komisioni grek I ka permbushur detyrimet e tij :ne tekstet shkollore te Greqise nuk gjen asnje fjale per Epirin e Veriut e te tjera te kesaj natyre .Ndersa komisioni shqiptar nuk ka bere asgje ,vetem genjen .Tekstet e gjeografise dhe histories ne Shqiperi jane mbushur me mesime qe nxisin urrejtjen nacionale mbushur me genjeshtra per Epirin gjoja shqiptar ,kur shqiptare nuk ka patur asnje aty. Edhe camet qe kane qene rreth 20.000 e kane banuar ne 4-5 fshatra ne nje Epir me siperfaqe sa 30% e Shqiperise e me qindar mije banore greke ,pra keta came mund te mos jene fare shqiptare,por greke te islamizuar ose turq .Sa per shqiptaret e tjere I kane prure si ushtare pashallaret shqiptare,qente me besnike te Osmaneve . Te tjere kane emigruar ,sepse toka shqiptare ne gjithe historine nuk I ka mbajtur dot femijte e saj(sic ndodh edhe sot e kesaj dite) .Se me kete llogjike poturake te qeverise shqiptare ,me urdherin e se ciles shkruhen keto gjera ne tekstet shqiptare ,duhet qe edhe tokat italiane ku jane arbereshet te quhen troje shqiptare ,se I njejti problem eshte -edhe ne Epir sjqiptaret jane te vajtur e tani dalin toka shqiptare .Nga ana tjeter ngaterrohen pashalleqet osmane me pashallare,qe vetem origjinen kishin shqiptare dhe asgje tjeter ,me troje shqiptare. Ketu qendron ndyresia e asaj qe ne Shqiperi eshte kthyer ne politike shteterore . Kjo politike ,keto djallezira kjo politike komunisto-islamike ka kungullepsur shume mendje ne Shqiperi .Dhe dihet : ne vendin e genjeshtres e verteta konsiderohet semundje dhe luftohet .Ju lutem shume botoni komentin tim!

  3. Gjergj Kastrioti Skenderbeu Mbret i Epirit at 6:32 pm

    O bujkrob “alban hamzai”!
    Vendin e ke ne Anadoll.
    Pse i merr per te verteta keto qe deshiron dhe i shkruan?!
    Pse di shqip ti?

  4. Edi at 5:33 pm

    Pse qeverite greke kur dhe kures NUK kan lejuar te bejne statistika per shqiptare ne greqi, prej ne kohen e pare te luftes botrore. Ja te them une. Sepse i kan masakruar, i kan torturuar, ikan asimiluar e me rath. Sipas historian te huaj e jo shqiptar, e dokumentojn qe kan pare njerz me veshje shiptare e plisa shqiptare deri ne athine. Kete e dokumentojne tehuajte. Klm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *