Strazimiri: Mbrojtja nuk bëhet kështu, por në gjykatë

Postuar më: 20 October 2017 16:59

Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve vijon që prej orës 11:00 ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve e të Rënda për heqjen e mandatit për deputetin Saimir Tahiri. Në mbledhje ka pasur debate dhe tensione.

Deputeti i PS, Bledi Cuci tha se duhet të respektohet kërkesa e palës mbrojtëse e cila kërkon 3 ditë kohë për t’u shprehur. Por deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se mbrojtja bëhet në gjykatë, jo në komision.

Debatet:

Bledi Cuci. Nuk do ta zgjasja këtë farsë të ardhur nga Prokuroria, Por këtu jemi për të diktuar të gjitha procedurat parlamentare. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rënde dhe Prokuroria do ta arrestojë dhe nëse atij nuk i lejohet e drejta të mbrohet, ky është një turp. Ligji dhe rregullorja ka afate procedurale. A ka një traditë ky këshill? Sigurisht që ka. Kërkohen 3 ditë brenda afatit procedural. Jam dakord që ti lëmë afat mbrojtës që të shprehet.

Gent Strazimiri: Deputeti ka të drejtë të paraqesë shpjegimet rreth çështjes , jo mbrojtjes. Mbrojtja nuk bëhet këtu, por në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *